ASISTI 607 vjen super i pasur dhe me triple-aksion NULL NULL 24.02.2025 12:33 24.02.2025 12:33 Temë qendrore : Eliminimi i Kosoves ku flasin Dardan Berisha, Edmond Azemi dhe Blerim Vuniqi. Një nga temat e diskutimit, padyshim që është edhe finalja e Kupës së Kosovës 2025 për femra dhe sipas traditës Kupa te vendi i kupave me tashmë basketbollisten e trofeve, Aulona Muhadrin kapitenen e KBF Bashkimi. Aulona Muhadri, kapitene e Bashkimit Kupa e Kosovës u zhvillua edhe në konkurrencën e Ligës së Parë ku klubet luajtën çerekfinalet dhe gjysmëfinalet për të caktuar finalen ku do të takohen vreshtarët dhe elektricistët, Grapeland dhe KEK-u. Pjesa e tretë i dedikohet dy ndeshjeve vendimtare parakualifikuese për Botërorin 2027 ku Kosova u ndesh me Azerbajxhanin dhe Zvicrën duke fituar ndaj Azerëve dhe pësuar nga Helvetikët . Për t’i diskutuar këto dy ndeshjet vendimtare në ASIST sonte vjen një super panel, tri gjenerata të top-basketbollistëve kosovar të gjitha kohëve: Blerim Vuniqi, redaktor dhe komentator me dekada, Edmond Azemi basketbollisti më i trofeshëm me 38 trofe dhe lojtari më i mirë i gjitha kohëve i Kosovës, kapiteni i Përfaqësueses, Dardan Berisha. Pse nuk u kualifikuam? Pse dështuam edhe në këto parakualifikime? Pse u prish atmosfera në skuadër në çerekun e parë ndaj Zvicëranve? Çka ndodhi në gjysmëlojë në zhveshtore? A meriton selektori Choulet të vazhdoj të udhëheq Kosovën? Çka duhet të ndërmarrë FBK-ja? Këto dhe shumë detaje tjera në analizat që sonte i sjell ASISTIN 607 nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova.