Asisti 542 për të mos u humbur: Pamje dhe intervista ekskluzive nga grumbullimi i Përfaqësueses së Kosovës NULL NULL 03.07.2023 15:29 03.07.2023 15:29 Duke filluar nga ora 21:00 në Sport 1 dhe pas mesnate në Klan Kosova, episodi numër 542 i Asistit sjellë shumë raporte speciale, duke nisur nga historia sezonale e Ponte Prizrenit e për të vazhduar me tregimin ekskluziv nga grumbullimi i Përfaqësueses së Kosovës. Cili ishte basketbollisti që e kërkoi me çdokusht tek Kosova trajneri Hadar? Qfarë mesazhi ka kapiteni Dardan Berisha për tifozët? A i frikësohet Kosova shortit që ka vendosur përballë rivalët e Zvicrës dhe Danimarkës? Pse basketbollistët e grumbulluar këtë herë besojnë në sukses? Si po shkojnë përgatitjet dhe çfarë e dallon trajnerin Hadar nga para-ardhësit e tij? Këto dhe shumë të tjera mund t’i mësoni gjatë Asistit të sotëm, teksa poashtu të ftuar për bisedën në studio janë dy ndihmës-trajnerët e përfaqësueses: Andin Rashica dhe Bujar Loci, të cilët tregojnë edhe detaje të tjera rreth mënyrës se si po shkojnë stërvitjet nën urdhërat e Rami Hadar. Përveç bisedës rreth reprezentacionit në ASIST mund të ndiçni edhe historinë sezonale të skuadrës së Ponte Prizrenit, kurse poashtu do të njoftoheni edhe mbi pesëshen e lojtarëve më të mirë të vitit dhe atë vendore. Për këto dhe shumë më tepër, mos e humbisni asesi ASISTIN 542 që vjen në Klan Kosova dhe Sport 1 nën moderimin e Ulpiana Emrës. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO.