Asisti 520, katër musketarët e basketbollit shqiptar nga Shkupi në Prishtinë NULL NULL 30.01.2023 21:42 30.01.2023 21:42 Në ASISTIN 520 sonte mysafirë specialë, për herë të parë dhe ekskluzivisht në mediumet shqiptare, vijnë katër musketarët e basketbollit shqiptarë nga Shkupi: vëllezërit Jetmir e Lejson Zeqiri, Valmir Kakruki dhe Rrezart Memedi, talentët e rinj të Sigal Prishtinës. Deri tash kemi pasur rastin t’i shikojmë në transmetimet e Prince Caffe Superligës por asnjëherë nuk i kemi njoftuar nga afër andaj sonte ASISTI prezanton katërshen e shqiptarëve nga Shkupi e cila u bashkua në Prishtinë. Kur dhe te kush e filluan lojën e basketbollit? Pse erdhën në Kosovë dhe si u ambientuan? Çka i lidh katër shkupjanët me asistuesin tuaj Agon Fehmiun? Kush është daja i tyre që Agoni e ka pasur bashkëlojtar? Rrezarti i cili ka luajtur edhe në Itali, tregon ngjashmërit dhe dallimet e jetës në Shkup, Itali e Prishtinë? Me mysafirët sonte në ASISTIN 520, analizohet aventura e parë ndërkombëtare e prishtinasve në Ligën e Basketbollit të Evropës së Veriut (ENBL). Arsyet e disfatës nga skuadra e fundit dhe me gjitha humbje , Tal Tech /OPTIBET vetëm 24 orë pas fitores fenomenale ndaj nënkampionëve të ENBL? Cilat janë gjasat për kualifikim në rrethin e dytë? Si i shohin gjasat në rrethin e dytë të ENBL në rast të kualifikimit eventual Nga kush varet kualifikimi i prishtinasve? Gjithashtu, Jetmiri, Lejsoni, Rrezarti e Valmiri tregojnë pse Sigal Prishtina luajti me dresa të kuq me dizajn special: me shqiponjën dykrenore në gjoks dhe anash shorceve përkrenarja e Skënderbeut ? Krejt në fund , analiza e formës momentale të skuadrave dhe parashikimet për vazhdimin e kampionatit të Prince Caffe Superligës? Cilat prej skuadrave janë më të papërshtatshmet? Çka thotë Lejsoni që u testua në Beshiktash për ribashkimin me Ahmet Kandemirin i cili nga Beshiktashi erdhi në Prishtinë? Çka thonë për tri rivalët kryesor: Glden Eagle Yllin, Pejën dhe Trepçën? Parashikimet për Kupën e Kosovës ? Gjitha këto sonte në bisedën shumë simpatike , në fund të cilës Agon Fehmiu i bëri të fala publikisht një miku të tij. Se kush është ai, do ta shihni në ASISTIN 520.