Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ASISTI 476: Intervistë ekskluzive me trajnerin e Prishtinës Ante Nazor dhe basketbollistin Jan Palokaj

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 27.12.2021 15:00

Për ju adhurues të basketbollit në Artmotion dhe Klan Kosova, fluturimi basketbollistik nr. 476 në ASIST sjellë kronikat e xhiros së fundit në Ligën Unike të Femrave dhe poashtu edhe analizën e lajmet interesante nga NBA e cila vikendin që lamë pas pati maratonën prej pesë ndeshjeve radhazi nga Christmas Day të cilat u transmetuan ekskluzivisht në Artmotion. 

  • Cilat ishin rekordet që u thyen? 
  • Kush janë skuadrat që morën pozitat e para në lindje dhe perëndim dhe cilët ishin lojtarët që shkëlqyen? 

Pas sukseseve të Sigal Prishtinës në Ballkan Ligë dhe Artmotion Superligë ekskluzivisht për ASIST do të flasin arkitekti i skuadrës njëkohësisht trajneri që ka arritur suksese të mëdha në Evropë dhe botë me grupmosha të reja, Ante Nazor dhe lojtari që la kampionatin kroat për të luajtur në Kosovë, Jan Palokaj.  

Cilët lojtar i ka dërguar në NBA trajneri i tanishëm i Sigal Prishtinës dhe pse Jani zgjodhi Kosovën, kush është familja e tij dhe shumë më shumë do të mund t’i mësoni në intervistën ekskluzive të realizuar nga Agon Fehmiu.  

Gjithashtu në ASIST nuk mungon edhe blloku special i Shqiptarëve në Botë që na njofton me paraqitjet e fundit të Edon Maxhunit me Heroes Den Bosch dhe jo vetëm, pasi në javën që lamë pas në  parketet ndërkombëtare spikatën edhe dyshja e Besiktasit, Kenan Spahiu dhe Erxhan Osmani teksa mbyllën stinorin vjeshtor edhe shumë basketbollistë të tjerë vendor për të cilët do të informoheni në emisionin të parë dhe të vetëm ekskluziv për basketbollin në vendin tonë.  

Të gjitha këto e shumëçka tjetër ekskluzivisht në ASISTIN 476 me Agon Fehmiun që vjen direkt në Art Sport 1 sonte me fillim nga ora 21:00 dhe 10 minuta pas mesnate në Klan Kosova. 

 

lajme të ngjashme