Ashton Kutcher dhe Mila Kunis puthen plot pasion në mes të rrugës NULL NULL 08.10.2018 09:00 08.10.2018 09:00 Ata janë të martuar tash e tre vjet dhe kanë dy fëmijë: vajzën Wyatt (4) dhe djalin Dimitri (1). Por pasioni dhe dashuria mes Ashton Kutcher (40) dhe Mila Kunis (35) duket se vazhdon akoma me të njëjtin ritëm, si në fillimet e tyre. Madje, ata të premten, nuk ngurruan që të puthen plot pasion në mes të rrugës në Los Angeles. Aktorët janë takuar 20 vjet më parë ku të dy ishin pjesë e shout televiziv That 70s Show, por megjithatë, ata nuk nisën lidhjen e tyre të dashurisë deri në vitin 2012. Ashton i cili dikur ishte i martuar me Demi Moore, është përkulur për ta puthur bashkëshorten e tij, publikisht, në mes të rrugës. Aktorja e Bad Moms kishte disa libra në duar, të cilat me zor i mbante derisa po mbante edhe një kafe në duar, transmeton Klan Kosova. Aktori kishte të veshur një këmishë të gjelbër dhe xhinse të gjera që i kishte kombinuar me një palë atltete me ngjyrë të zezë. Në ndërkohë, Kunis kishte zgjedhur një bluzë me Mickey Mouse dhe një palë xhinse të shqyera dhe atlete të bardha. Ylli i “The Spy Who Dumped Me” nuk kishte grim dhe flokët i kishte kapur lart.