Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ashley Graham duket bukur edhe me bikine 45 dollarëshe

NULL NULL
26.07.2019 10:00

Ashley Graham duket se di të duket bukur, edhe me pak para.

Modelja 31 vjeçare ka postuar disa fotografi me bikine nga pushimet që po i kalon me bashkëshortin e saj Justin Ervin në një jaht luksoz në Capri.

Për këtë udhëtim, ylli i Sports Illustrated Swimsuit ka zgjedhur një palë bikine njëpjesëshe nga bashkëpunëtori i Swimsuits For All dhe blogeri Gabi Fresh.

Graham dukej shumë seksi në bikinet e stilit retro me ngjyrë vjollce dhe të bardhë që në mes e kishin një rrip të bardhë të kombinuar me ngjyrë portokalli.

Lajmi më i mirë? Jo vetëm që bikinet që Graham ka zgjedhur, Gabi Fresh x Swimsuits For All “Girlfriend”, janë në dispozicion në të gjitha masat, por kushtojnë vetëm 44.98 dollarë.

“Vala e nxehtësisë. E obsesionuar me këto bikine”, ka shkruar Graham.

lajme të ngjashme