ASHAK mban mbledhje komemorative për piktorin Gjelosh Gjokaj NULL NULL 27.09.2016 10:35 27.09.2016 10:35 Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka njoftuar se më 28 shtator do të mbajë mbledhje komemorative për një ndër piktorët më të njohur shqiptar, Gjelosh Gjokaj. “Vdekja e Gjelosh Gjokajt është humbje e madhe për familjen, për miqtë e tij, për kolegët, për Akademinë dhe për kulturën dhe artin shqiptar në veçanti dhe atë evropian në tërësi”, thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, transmeton Klan Kosova. Gjelosh Gjokaj lindi në Milesh të Malësisë së madhe (Mal të Zi), më 1933. Ishte pionier i grafikës moderne shqiptare dhe që nga vitet e 60-ta, themeloi Degën e Grafikës në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë. Si piktor me stil të veçantë artistik hapi rreth dyzetë ekspozita personale dhe mori pjesë në qindra ekspozita kolektive në vend dhe në botën e jashtme. Veprat e tij janë të ekspozuara në shumë muze dhe galeri të qendrave europiane dhe botërore. Për veprat e tij u shkruan qindra kritika dhe u botuan shumë monografi, ndër to edhe botimi i veçantë i ASHAK Gjelosh Gjokaj-Monografi, 2014. Për kontributin në fushën a artit mori edhe shumë shpërblime me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar. Gjelosh Gjokaj u zgjodh anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në vitin 1966.