Asambleja Parlamentare e NATO-s, Rama: Përfshirje të plotë Ballkanit NULL NULL 30.05.2016 10:42 30.05.2016 10:42 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, theksoi se “përfshirja e plotë e Ballkanit në NATO do të jetë një investim kapital për të mirën e rajonit dhe përgjigja më e qartë për ambiciet gjeopolitike të aktorëve të tjerë”. “Anëtarësimi në NATO ishte historik dhe përcaktoi të ardhmen e re për Shqipërinë. Shqipëria është e interesuar që edhe Mali i Zi dhe Maqedonia të anëtarësohen në NATO. Integrimi i Kosovës, nuk është domosdoshmëri për vetë Kosovën, Ballkanin, por edhe për të gjtihë familjen euroatlantike. Përfshirja e plotë e Ballkanit në NATO do të jetë një investim kapital për të mirën e rajonit dhe përgjigja më e qartë për ambiciet gjeopolitike të aktorëve të tjerë”, tha Rama. Ndërsa kryeparlamentari Ilir Meta deklaroi: “Shqipëria do të vazhdojë të mbetet anëtare aktive e NATO-s dhe duhet konsoliduar marrëdhënia për sigurinë e përbashkët”. Në lidhje me krizën e refugjatëve, Meta tha: “Shqipëria do të vërë në dispozicion kapacitetet e saj modeste për të ndihmuar në lehtësimin e krizës së refugjatëve. Kemi detyrimin si botë e civilizuar t’u japim ndihmesë dhe strehë refugjatëve. Duhet të veprojmë si një trup i vetëm ndaj sfidave për t’i treguar botës se jemi të fortë”, raporton Top Channel, përcjellë Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 1 orë më parë