Artistja iraniane gjykohet pse ka shtrënguar dorën e avokatit NULL NULL 09.09.2015 22:42 09.09.2015 22:42 Një artiste iraniane, Atena Farghadani, që për momentin është në burg për më shumë se 12 vjet sepse ka kritikuar qeverinë, tani përballet me akuza të tjera. Ajo po akuzohet për një akt që ata e quajnë të “turpshme”, se gjoja ka tundur dorën e avokatit të saj, mashkull, transmeton Klan Kosova. Amnesty International raporton, që Atena Farghadani, e cila kishte paraqitur zyrtarët e qeverisë iraniane si majmun në një karikaturë satirike, mund të përballet me një dënim më të gjatë, sepse ata pretendojnë që ka shtrënguar dorën e avokatit të saj.