Artistja afgane përmes pikturave tregon frikën e grave nga talibanët (FOTO) NULL NULL 17.08.2021 10:20 17.08.2021 10:20 Shamsia Hassani doli në pah si artistja e parë grafite e Afganistanit. Në ditët para rënies së Kabulit për përparimet militante, ajo postoi vepra të reja arti që reflektonin mbi të ardhmen e grave nën sundimin taliban, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Njëra tregoi një vajzë që mbante një qiri përballë një luftëtari të armatosur talibanë në hije teksa një tjetër, e quajtur “Mankthi” tregon një grua që shtrëngon një piano nën burkë. Burka ishte e detyrueshme për të gjitha gratë nën sundimin taliban gjatë viteve 1990, vajzat gjithashtu u penguan të shkonin në shkollë dhe gratë u lejuan të linin shtëpitë e tyre vetëm në prani të një të afërmi të ngushtë – mashkull. Edhe pse talibanët janë zotuar publikisht për të mbrojtur të drejtat e grave, shumë organizata ndërkombëtare kanë shprehur shqetësimin se çfarë do të thotë kthimi i grupit në pushtet për gratë dhe vajzat në Afganistan.