Artisti i famshëm Sislej Xhafa vjen në Kosovë me ekspozitën e parë (VIDEO) NULL NULL 27.06.2018 13:45 27.06.2018 13:45 Prej 5 korrikut deri më 25 gusht 2018, Galeria Kombëtare e Kosovës organizon ekspozitën e artistit Sislej Xhafa me titullin love you without knowing (të dua pa e ditur), kuruar nga Jérôme Sans, kurator, kritik arti dhe drejtor institucionesh të artit bashkëkohor nga Parisi. Love you without knowing është prezantimi i parë i këtij artisti me famë botërore në Kosovë, pas shumë ekspozitash në muze e galeri prestigjioze të botës. Ekspozita vjen pas përfaqësimit tejet dinjitoz të shtetit të Kosovës nga Xhafa në Bienalen e 57-të të Venedikut më 2017, me veprën lost and found. Kjo ekspozitë u mundësua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me përkrahjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe Komunës së Prishtinës. Po ashtu, realizimin e ekspozitës e ndihmuan me pjesëmarrjen e tyre Kuvendi i Kosovës dhe Komuna e Pejës, Ansambli i Komunës së Gjakovës, si dhe kompania ndërtimore Bavaria, njofton Klan Kosova. Eventet rreth hapjes së ekspozitës zhvillohen në pesë lokacione të ndryshme si vijon: BAZENI ME DYMBËDHJETË KITRRA 5 Korrik, ora 11:00, Shtegu i Shëndetit (afër Bazenit) në rrethinë të Pejës Konferenca për shtyp dhe inaugurim në bashkëpunim me Komunën e Pejës (nisja për Pejë (për mediat e interesuara bëhet nga Galeria Kombëtare me transport të organizuar në orën 8:30 më 5 Korrik. Paraprakisht duhet të konfirmohet në numrin kontaktues të Galerisë Kombëtare të Arteve). BILBILI (vetëm për mysafirët me ftesa të veçanta) 5 Korrik, ora 18:00, Salla e Kuvendit të Kosovës në bashkëpunim me Ansamblin e Komunës së Gjakovës LEPURI I BARDHË 5 Korrik, ora 20:00 , Galeria Kombëtare e Kosovës Në ekspozitën e parë individuale në Kosovë, Xhafa do të prezentohet me projektin e ri woven soil dhe me një përzgjedhje retrospektive veprash të realizuara gjatë karrierës së tij 20-vjeçare, të ekspozuara në muzetë më të njohur botëror. LEPURI I ZI 6 Korrik, ora 12:00, Salla Armata, sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë Bisedë publike me artistin Sislej Xhafa dhe Kuratorin