Artistë të huaj pjesë e koncertit të Filharmonisë së Kosovës (VIDEO) NULL NULL 28.02.2017 21:00 28.02.2017 21:00 Filharmonia e Kosovës sonte po mban koncertin e dytë për vitin 2017-të. Këtë herë adhuruesit e muzikës, po shoqërohen nga tingujt e kompozitorëve Maurice Ravel, Takashi Yoshimatsu dhe Pyotr I. Tchaikovsky, të cilët kanë sjellë Orkestrën Simfonike, njofton Klan Kosova. Orkestra Simfonike e Filharmonisë së Kosovës, vie bashkë me dy solistët rus si Maria Nemtsova-piano e poashtu nga Vitaly Vatulya-saksofon nën dirigjimin e dirigjentit amerikan Gregory Charette. Për më shumë ja një pjesë e shkëputur nga koncerti i cili po mbahet në Pallatin e Rinisë, njofton Klan Kosova.