Arteta ‘i zhgënjyer’ nga afati kalimtar i Arsenalit NULL NULL 04.02.2025 18:58 04.02.2025 18:58 Mikel Arteta Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është i zhgënjyer që nuk nënshkruan gjatë afatit kalimtar të janarit, por megjithatë vlerësoi disiplinën e klubit. Arsenali pritej të sillte një sulmues pasi Gabriel Jesus pësoi një dëmtim të ligamentit, me Bukayo Sakan që ende nuk është kthyer nga lëndimi. “Ne kishim një qëllim të qartë, që është gjithmonë kur hapet afati për të eksploruar mundësitë për të përmirësuar skuadrën tonë me lojtarë që mund të kenë ndikim”, tha Arteta, transmeton Klankosova.tv “Me lojtarët e lënduar, ne kemi qenë të ndikuar dhe nuk e kemi arritur rezultate. Jemi të zhgënjyer në këtë kuptim, por gjithashtu jemi shumë të vetëdijshëm se duam të sjellim vetëm disa lloje lojtarësh dhe duhet të jemi shumë të disiplinuar me këtë”, vijoi tutje ai. Tre lojtarë u larguan nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të dimirt, me mbrojtësit Ayden Heaven, 17 vjeç dhe Josh Robinson, 20 vjeç, që iu bashkuan Manchester United respektivisht Wigan Athletic.