Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Artan Mullaj promovon romanin “Dashuri në Kosovë”

NULL NULL
05.03.2016 18:07

Edhe pse e shtuna është ditë pushimi dhe të gjithë vendosin që të kalojnë kohën me ata që i duan, Biblioteka Kombëtare e Kosovës ishte e mbushur me dashamirë të librit dhe të autorit Artan Mullaj, i cili sot promovoi librin e tij “Dashuri në Kosovë”.

Shkrimtari dhe publicisti Mullaj ka sjellë një libër mjaft intrigues, ku bëhet fjalë për dashurinë mes dy të rinjve, djalit nga Kosova dhe vajzës nga Serbia. Ky roman sipas të pranishmëve u quajt i veçantë në secilën faqe të tij.

“Autori zgjedh një formë tejet emocionuese për të shtruar rrëfimin në këtë roman. Përshkrimet e ndjesive emocionale, vijimet e mendimet të shtresuara prej vitesh, tensioni shpirtëror që e përjetojnë personazhet, konkretisht personazhi kryesor, fabula e shtjelluar që na sjellë transformimin e karaktereve, e shumë të tjera janë të përshkruara në stilin mozaik, duke rrëfyer dhe mbajtur gjallë enigmën. Një stil shkrimi dhe rrëfimi që ndërthuren mes vete me elemente lirike dhe meditative, i bënë bashkë të gjitha të thënat, bile edhe të pathënat”, tha ndër të tjera recensentja e librit Migena Arllati, e cila theksoi se romani ka formën e një letre të gjatë, ku përfshihet rrëfimi personal i një mikeje ndaj tjetrës, ku sipas saj, e bënë romanin të veçantë e aq ndjellës ndaj secilës faqe.

inside

Po ashtu në këtë promovim kishte edhe komente nga të pranishmit, e padyshim që ato ishin pozitive. Ndërsa për vetë autorin, ishte kënaqësi e veçantë që po e prezanton librin e tij në Kosovë.

“Kjo vepër nuk është shkruar rastësisht, por ideja ka lindur nga vizita në Frankfurt, ku rastësisht kam njohur një vajzë kosovare e cila jetonte atje, por që kishte përjetuar dramën e luftës së Kosovës”, pohoi Mullaj.

Libri “Dashuri në Kosovë”, së shpejti pritet të përkthehet edhe në gjuhën angleze, dhe për këtë rrëfim rrëqethës do të mund të lexojnë edhe njerëzit jashtë kufijve shqipfolës./KultPlus

lajme të ngjashme