Art në rrugët e Marokut NULL NULL 03.06.2015 19:16 03.06.2015 19:16 Në Mbretërinë e Marokut, në kryeqytetin e Rabat-it, janë pikturuar ndërtesat urbane me murale. Ato janë ekspresioniste dhe surrealiste dhe shumë moderne. Disa muaj pas inaugurimit të Muzeut të Artit Modern Mohammed VI, Fondacioni i Muzeut Kombëtar, ka ndihmuar në organizimin e një festivali të artit rrugor në Rabat. Festivali i artit, i cili përfundoi javën e kaluar, ka shfaqur interesim të madh rreth artit modern brenda mbretërisë. Në vinça, në trotuare apo duke biseduar me njerëz të zakonshëm, 12 artistë ndërkombëtarë, kanë pikturuar muret e ndërtesave të larta të kryeqytetit maroken, duke përfshirë ekspresionizmin dhe surealizmin në pikturat e tyre. Artisti francez, Zepha, ka pikturuar një mural me rrathë koncentrikë më kaligrafi arabe, fjalë franceze dhe Berberin e Tigangas, që përfaqësojnë tri gjuhët kryesore në Marok. Artistja amerikane Maya Hayuk, një veterane e artit rrugor, ka thënë se shumë njerëz janë impresionuar nga kjo punë dhe kanë ndaluar që tu bëjnë pyetje artistëve. Salah Malouli, drejtori i këtij festivali, shpreson që këto piktura apo murale do t’i inspirojnë edhe të rinjtë marokenë që t’i nisin projektet e tyre artistike. Festivali i muraleve në Marok ka përfunduar me 24 maj, por muzeu Mohammed VI, do të mirëpresë vizitorët e këtyre pikturave, deri në fund të viti, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.