Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Art Motion sjell sot tri super ndeshje të Bundesligës

NULL NULL
nga Engjëll Bërbatovci 08.05.2021 11:28
Bayern dy pikë larg titullit kampion. Leipzig sfidohet nga Dortmund. Werderi i Rashicës kwrkon pikwt maksimale ndaj Leverkusen.

Dita e shtunë në platformën Art Motion mund të vendos edhe për kampionin në Bundesligën gjermane.

Kampionët në fuqi, Bayerni do të jetë nikoqire e Monchengladbach ku me një fitore eventuale shpallet kampion.

Takimi fillon në orën 18:30, drejtpërdrejt në Art Sport 1, njofton Klan Kosova.

Ndërsa Leipzigi do tentojë ta vazhdojë presionin duke u ballafaquar me Dortmundin, që vjen ekskluzivisht në Art Sport 1 nga ora 15:30.

Ndërsa nga i njëjti orar, në Art Sport 3, Werderi i Milot Rashicës synon fitoren e parë pas shtatë ndeshjesh ndaj Leverkusenit që si qëllim ka kualifikimin në garat evropiane.

18:30 / BAYERN MUNCHEN – MONCHENGLADBACH / ART SPORT 1

30 herë kampionët e Bundesligës, Bayerni Munichut i duhen vetëm dy pikë tjera për tu shpallur kampion.

Kur kanë mbetur edhe tre xhiro para fundit, djelmoshat e Hansi Flicks do të sfidohen nga Monchengladbachu që nuk janë aspak kundërshtar i lehtë për bavarezët duke ditur rezultatet negative që i kanë ndaj Borussisë në vitet e fundit.

Bayerni renditet në vendin e parë me 71 pikë të grumbulluara ndërsa Monchengladbachu është jashtë vendeve që të dërgojnë në Evropë, pozita e 6 me 46 pikë në total.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar këtë sezon, Gladbachu fitonte në Borussia Park me rezultat 3:2.

Bayern, 11-shja e mundshme startuese:
Neuer, Pavard, Boateng, Alaba, Davies, Kimmich, Goretzka, Sane, Muller, Coman, Lewandoëski

Monchengladbach, 11-shja e mundshme startuese:
Sommer, Bensebaini, Elvedi, Ginter, Lazaro, Neuhaus, Zakaria, Lainer, Wolf, Embolo, Thuram

15:30 / DORTMUND – LEIPZIG / ART SPORT 1

Ndeshje e rëndësishme për fatin e dy skuadrave, Dortmund dhe Leipzig do të luhet në “Signal Iduna Park”.

Leipzig që është pothuajse jashtë garës për titull, duke ditur distancën që ka me Bayernin prej 7 pikësh, do të jetë mysafire e Dortmundit që po lufton me çdo kusht të pozicionohet brenda 4 pozitave të para që të dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Të përzgjedhurit e Edin Terzicit janë vetëm një pikë larg Frankfurit në vendin e katërt dhe në tri javët e fundit, do shpresoj për më të mirën e tyre. Përndryshe, Dortmund ka 55 pikë, ndërsa Leipzigi është në vendin e dytë me 64 pikë në total.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar më 9 janar, ishte Dortmundi që fitonte me rezultat 1:3.

Dortmund, 11-shja e mundshme startuese:
Hitz; Piszczek, Akanji, Hummels, Guerreiro; Dahoud, Can; Sancho, Hazard, Reus; Haaland

Leipzig, 11-shja e mundshme startuese:
Gulacsi; Orban, Konate, Upamecano; Mukiele, Kampl, Sabitzer, Haidara, Angelino; Forsberg, Sorloth

15:30 / WERDER BREMEN – LEVERKUSEN / ART SPORT 3

Skuadra ku luan kosovari Milot Rashica, Werder Bremen nuk di për rezultat pozitiv në 7 ndeshjet e fundit.

Duke qenë në rrezik për rënie nga elita, ata do të sfidohen nga Leverkuseni që si objektiv këtë sezon kanë garat evropiane. Werderi është vetëm një pikë larg barazhit dhe 3 pikë larg vendit të 17 dhe kjo ndeshje duke përfshirë dy xhirot pasardhëse, do të jenë vitale për Werderin që kanë synim të mbesin në elitë.

Për momentin, djelmoshat e Florian Kohfledt rënditen në vendin e 14 me 30 pikë të grumbulluara ndërsa kundërshtari i tyre, Bayer Leverkuseni pozicionohen në vendin e 6 me 50 pikë.

Werder Bremen, 11-shja e mundshme startuese:
Pavlenka; Gebre Selassie, Veljkovic, Moisander, Augustinsson; Mohwald, Gross, Eggestein; Sargent, Selke, Bittencourt

Leverkusen, 11-shja e mundshme startuese:
Hradecky; Tah, Dragovic, Tapsoba, Sinkgraven; Palacios, Demirbay; Diaby, Wirtz, Bailey; Schick

klankosova.tv

lajme të ngjashme