Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arsim dhe Erdoan Vitaku ndajnë drejtësinë në Evropianin në Slloveni

NULL NULL
nga Jon Ajeti 09.07.2021 17:43

Gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës vazhdojnë të angazhohen nga Federata Evropiane (EHF).

Dy gjyqtarët nga Mitrovica, Arsim dhe Erdoan Vitaku, janë deleguar për të ndarë drejtësinë në Kampionatin Evropian U19 për hendbolliste i cili zhvillohet në Celje të Sllovenisë.

Për çiftin Vitaku është hera e pestë rresht që drejton ndeshje në Kampionate Evropiane ku po marrin pjesë 15 shtete.

Gjyqtarë të tjerë të FHK-së janë deleguar për kampionate kontinentale të grupmoshave që mbahen këtë verë.

lajme të ngjashme