Arsenali vë në shënjestër Rodrygon NULL NULL 04.04.2024 20:02 04.04.2024 20:02 Arsenali ka shprehur interesim për Rodrygon për afatin kalimtar të transferimeve në verë. Sipas Cadena Ser, e ardhmja e brazilianit në “Santiago Bernabeu”, është e paqartë sidomos me ardhjen e Kylian Mbappen. Topçinjtë, të cilët renditen në vendin e parë përkohësisht në Premier League, duan që ta përforcojnë edhe më tej fazën e sulmit. Rodrygo ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Realit, duke shënuar 15 gola dhe duke kontribuar me tetë asistime në 42 paraqitje, në të gjitha garat.