Arsenali me fitore solide ndaj PSG-së NULL NULL 01.10.2024 22:51 01.10.2024 22:51 Tom Jenkins/The Guardian Arsenali e ka mundur Paris Saint-Germainin me rezultat 2:0 në xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve. Kai Havertz dhe Bukayo Saka realizuan golat e fitores për Topçinjtë në minutat 20’ dhe 35’. Kjo është fitorja e parë e anglezëve pas barazimit në javën e parë më Atalantën, 0:0. Ndërkaq, PSG-ja e shijon humbjen e parë pas fitores minimale, 1:0, ndaj Gironës.