Arsenali ia lë terrenin hapur Liverpoolit, mposhtet nga West Ham NULL NULL 22.02.2025 17:59 22.02.2025 17:59 Ndeshja Arsenal vs West Ham, 22 shkurt, 2025. Foto: AP Skuadra që po lufton t’i bëjë presion Liverpoolit këtë sezon, nuk ka arritur ta ngushtojë diferencën prej 8 pikësh. Arsenali u mposht në shtëpi në derbin londinez nga West Hami. Jarrod Bowen shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën 44’. Arsenali nuk arriti të bëjë asgjë në këtë ndeshje, e për më keq, mbeti edhe me një lojtar më pak pasi Myles Lewis-Skelly u ndëshkua me të kuq në minutën 73’. Me këtë humbje, diferenca mes Arsenalit dhe Liverpoolit në krye të tabelës mbetet në 8 pikë. West Hami në anën tjetër ka grumbulluar 30 pikë nga 26 xhiro dhe gjendet në vendin e 16. /Klankosova.tv