Arrin në 12 numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Kentucky, gjendet “kutia e zezë” NULL NULL 06.11.2025 08:02 06.11.2025 08:02 Autoritetet federale në Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se të paktën 12 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni transportues të kompanisë UPS në Louisville, Kentucky, ndërsa ekipet e hetimit kanë gjetur kutitë e zeza të avionit. Sipas Zyrës Kombëtare të Sigurisë së Transportit avioni UPS Flight 2976 u rrëzua pak minuta pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar Muhammad Ali, me destinacion Honolulu, Hawaii, të martën në mëngjes. Pamjet nga kamerat e sigurisë të aeroportit tregojnë momentin kur motori i majtë i avionit shkëputet nga krahu gjatë fazës së ngritjes, duke shkaktuar flakë të mëdha. Avioni, sipas autoriteteve, goditi disa ndërtesa industriale pranë aeroportit, duke shkaktuar një zjarr që përfshiu një zonë prej rreth 800 metrash, transmeton Klankosova.tv. Hetuesit federalë kanë gjetur dhe dërguar për analizë “kutitë e zeza” regjistruesin e të dhënave dhe regjistruesin e zërit në kabinë , në laboratorin qendror të NTSB-së. Rezultatet përfundimtare pritet të dalin pas disa muajsh. Ndërtesat që u prekën përfshinin një kompani riciklimi nafte dhe një fabrikë pjesësh automobilistike, ndërsa për fat të mirë avioni nuk goditi uzinën e “Ford” apo qendrën e konventave aty pranë. Kompania UPS njoftoi se po përgatitet të rifillojë punën në qendrën e saj kryesore në aeroportin e Louisville, pas ndërprerjes së përkohshme të fluturimeve. Aeroporti është baza e UPS Worldport, një nga qendrat më të mëdha të shpërndarjes në botë, që përpunon miliona pako çdo ditë dhe menaxhon mbi 300 fluturime mallrash në ditë.