Arrijnë edhe 16 mijë e 380 doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri NULL NULL 05.07.2021 23:36 05.07.2021 23:36 Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Orgeta Manastirliu, ka bërë të ditur se këtë të hëne kanë mbërritur edhe 16 mijë e 380 doza të vaksinës Pfizër nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer si dhe pjesë e mbështetjes së BE-së të siguruara nga qeveria austriake. Tutje, Manastirliu bënë të ditur se deri më tani në Shqipëri kanë arritur 1 milion e 120 mijë e 70 vaksina. “1,120,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, ka shkruar Manastirliu, transmeton Klankosova.tv.