Arrihet marrëveshje që pengjeve izraelite t’u dërgohen ilaçe NULL NULL 16.01.2024 22:42 16.01.2024 22:42 Arkiv: Familjarët e pengjeve izraelite duke mbajtur fotografitë e tyre, në 100-ditëshin e luftës Izrael-Hamas. Foto: Getty Images Katari njoftoi se ndërmjetësoi një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për dërgimin e ilaçeve për pengjet izraelite në Gaza. Kjo në këmbim të dërgimit të ilaçeve dhe ndihmave humanitare për civilët në zonat më të prekura të enklavës. Këtë e bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit, të martën përmes një postimi në X. Në deklaratë thuhet se marrëveshja u arrit në bashkëpunim me Francën, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv Aty gjithashtu u tha se medikamentet dhe ndihmat do të nisen nga Doha nesër për në qytetin Al-Arish në Republikën simotër Arabe të Egjiptit, në bordin e dy avionëve të Forcave të Armatosura të Katarit, në përgatitje për transportin e tyre në Rripin e Gazës. Është e paqartë se kur pritet që ilaçi të arrijë në Gaza.