Arrihet marrëveshja, Goretzka në Serie A NULL NULL 11.05.2026 12:57 11.05.2026 12:57 Leon Goretzka ka mbyllur marrëveshjen me Milanin dhe do të transferohet në “San Siro” si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Bayernin. Gjermani pritet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me pagë 5 milionë euro në sezon, duke mposhtur konkurrencën e Juventusit, raporton Klankosova.tv Ky transferim shihet si një lëvizje strategjike e kuqezinjve për të sjellë eksperiencë dhe forcë fizike në mesfushë. /Klankosova.tv