Arrestohet tropojani për vrasje të para dy dekadave (VIDEO) NULL NULL nga Valdrin Ibishi 27.08.2021 20:13 nga Valdrin Ibishi 27.08.2021 20:13 Në pikën kufitare në Morinë gjatë të enjtes është arrestuar shtetasi shqiptar M.D pasi ndaj tij rëndojnë dyshimet për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Vepra këto, të bëra dy dekada më parë në fshatin Koshare të Gjakovës, njofton Klan Kosova. “Me 20 nëntor 2000, ka privuar me dashje tashmë të ndjerin A.SH, rasti ka ndodhur kur i ndjeri ishte duke drejtuar vetrën e tij deri sa po kthehej prej Shqipërisë. I pandehuri kishte gjuajtur disa herë me armë zjarri e ku nga të shtënat i ndjeri humbi kontrollin, duke mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes”, tha Yllka Juniku Shehu, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Gjakovë. I vrarë kishte mbetur Ali Shala nga fshati Dubovik i Deçanit, që në atë kohë ish-drejtori i Agjencisë Pyjore në këtë komunë. Ndërsa me të në momentin fatal, prezent me të ishin edhe djali i tij R.Sh e miku S.J. Pas 21 vitesh nga kjo ngjarje, në familje e Shalës u njoftuan vetëm pas interesimit të Klan Kosovës për prangosjen e shtetasit shqiptar. Por, të njëjtit nuk pranuan të japin informacione për ngjarjen. Ndërsa, gjatë të premtes kundër M.D është bërë kërkesa për masën e paraburgimit prej 30 ditësh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 37 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 1 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë