Arrestohet serbi i dyshuar që plagosi zyrtarët policorë dhe dogji veturat me targa RKS NULL NULL 01.04.2023 18:52 01.04.2023 18:52 Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në veri të vendit, pasi i njëjti dyshohet për përfshirje në rastin e sulmit me armë zjarri ndaj njësisë së policisë, ku dy zyrtarë policor kishin pësuar plagë. Sipas njoftimit, i njëjti dyshohet edhe për djegien e veturave në rajonin e Zubin Potokut, të cilat ishin me targa RKS. “Lidhur me këtë rast kundër tij ishte ngritur kallëzim penal për veprat penale ‘Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’, ‘Vrasje në tentativë’, ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se në dy ditët e fundit në veri të vendit janë djegur pesë vetura me targa RKS dhe një veturë me targa ilegale. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months