Arrestohet reperi Polo G, një ditë pasi publikoi albumin e ri NULL NULL 13.06.2021 10:29 13.06.2021 10:29 Reperi i njohur, Polo G, është arrestuar të shtunën në Majami , vetëm një ditë pas publikimit të albumit të tij të fundit. Këngëtari i cili quhet Taurus Bartlett akuzohet për mos respektim të zyrtarit policor dhe kanosje ndaj tij gati me dhunë. 22 vjeçari thuhet se është liruar nga qendra e paraburgimit në të cilën ishte, shkruan People, transmeton Klankosova.tv. Ai së pari ishte ndaluar pasi kishte shkelur rregullat e trafikut dhe më pas kishte filluar të fjalosej me policinë.