Arrestohet Radojiçiq, dërgohet në ndalim për 48 orë NULL NULL 03.10.2023 14:38 03.10.2023 14:38 Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Milan Radojiçiq, është ndaluar për 48 orë nga autoritetet serbe. Këtë e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, raporton Danas, përcjell KlanKosova.tv. “Zyrtarët policorë dhe Policia e Krimeve ka bastisur në apartamentin e Milan Radojiçiq, i cili është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e MUP-it. Ai pas sulmit të 24 shtatorit, kishe marrë përgjegjësinë për përgatitjen e të gjithë aksionit, ku mbeti i vrarë zyrtari policor, Afrim Bunjaku.