Arrestohet prishtinasja, sulmoi fizikisht një polic NULL NULL 27.09.2024 09:48 27.09.2024 09:48 Arrestim, foto ilustruese Është arrestuar një grua në Prishtinë, e cila dyshohet se gjatë një pike kontrolli të veturave, nuk ka zbatuar urdhërata e zyrtarit policor dhe ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv. “Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta gjatë një pike kontrollit të veturave, nuk ka zbatuar urdhërata e zyrtarit policor dhe ka sulmua fizikisht zyrtarin. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.