Arrestohet personi që rrezikoi me veturë policinë NULL NULL 20.10.2017 10:32 20.10.2017 10:32 Një person që ka dashur t’i shmanget patrullës së policisë dhe i ka rrezikuar policët me veturën e tij është arrestuar, njofton Klan Kosova. Rasti ka ndodhur në Prizren në rrugën e “Kukësit” të mërkurën rreth orës 20:30, njofton Klan Kosova. Sipas raportit të policisë, i dyshuari me automjetin e tij në lëvizje duke mos respektuar urdhrat ka rrezikuar zyrtarët policorë derisa ishin në një pikë kontrolli të veturave”. Ai është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. klankosova.tv