Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet personi që kreu 11 vjedhje në Kaçanik

NULL NULL
21.01.2021 10:52

Një punë e suksesshme operative e hetuesve të Stacionit Policor të Kaçanikut, ka rezultuar me zbardhjen e një sërë rastesh të vjedhjeve të ndryshme në qytet dhe rrethinën e Kaçanikut gjatë muajit Dhjetor 2020 dhe muajit Janar 2021.

Lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin, J.B. (m/Kosovar /28 vj.) i cili gjatë procesit të hetimeve e në prezencë të avokatit ka pranuar gjithsej 11 vepra të kryera nga ai në shtëpia dhe lokale të ndryshme .

Pas arrestimit të të dyshuarit, gjatë kontrollit të kryer në disa lokacione ku i dyshuari kishte qëndruar kohëve të fundit , policia ka gjetur dhe konfiskuar shumë pajisje, vegla pune dhe gjësende tjera si veshje të ndryshme,këpucë dhe gjëra ushqimore, të cilat i dyshuari kishte fshehur.

Gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar edhe mjete si shufra metalike dhe kaçavida ,mjete të cilat janë përdorur për depërtim në shtëpitë dhe lokalet e ndryshme ku janë kryer vjedhjet.

Pas intervistimit,me urdhër të prokurorit të shtetit,i dyshuari lirohet dhe lënda shkon në procedurë të rregullt.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.