Arrestohet për drogë ish-kandidati i VV-së për Kuvendin e Prishtinës NULL NULL 20.02.2026 11:30 20.02.2026 11:30 Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal të Prishtinës, Kushtrim Ramdani, raportohet është arrestuar të enjten nga Policia e Kosovës. Sipas informacioneve të para, Ramadani dyshohet se shfrytëzonte biznesin e tij për blerjen dhe shpërndarjen e narkotikëve, të llojit kokainë, raporton Paparaci. Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit në lokalin e tij janë konfiskuar 4 gramë kokainë, një peshore digjitale, tre fishekë dhe një revole. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe konfiskuar: 4 gramë substancë, dyshohet të jetë narkotike të llojit kokainë, peshore digjitale tre fishekë një revole, 1300 € dhe dy telefona. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Ndryshe, Ramadani ka qenë edhe në krye të tifo-grupit “Plisat”. Vërejtje: Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata