Arrestohet pasi sulmon gruan në Prishtinë, i konfiskohen edhe dy armë NULL NULL 11.11.2023 08:37 11.11.2023 08:37 Fotografi ilustruese e te arrestuarit Të premten rreth orës 08:50 është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizikë ndaj gruas së tij. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, raporton Klan Kosova.. “Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47, një pistoletë dhe 27 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.