Arrestohet pasi shtien me armë zjarri në një aheng në Sllovi të Lipjanit NULL NULL 03.08.2023 10:14 03.08.2023 10:14 Të mërkurën rreth orës 14:00, është arrestuar një person në fshatin Sllovi të Lipjanit pasi që i njëjti kë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të njëjtit i është konfiskuar arma, raporton Klan Kosova. “Fsh. Sllovi, Lipjan, 02.08.2023 – 13:58. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng familjar kishte shtënë disa herë me pushkë gjuetie. Pushka me leje është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.