Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Fushë Kosovë, iu gjet marihuanë NULL NULL 01.07.2023 09:23 01.07.2023 09:23 arrestimi Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë në Fushë Kosovë, pasi të njëjtit i është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë. Sipas njoftimit të policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që njësitet policore në veturën (me targa të Shqipërisë) të cilën ishte duke e drejtuar, gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.44 gramë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.