Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një shtetas i Kosovës në Serbi, dyshohet se iu gjetën në veturë 9.5 kg drogë

NULL NULL
19.11.2025 16:43

Një kosovar është arrestuar sot nga policia serbe mbrëmë në Prokuplje.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, thuhet se në veturë e tipit “Golf” të A.M i është gjetur 9.5 kilogramë që dyshohet të jetë e llojit Marihuanë.

23 vjeçari dyshohet se ka kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogës.

Tutje në njoftim specifikohet se droga ishte e ndarë në 18 pako, transmeton Klankosova.tv.

I dyshuari A.M nga Podujeva, u ndalua për 48 orë.

Klankosova.tv ka pyetur edhe në Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës lidhur me këtë rast, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

lajme të ngjashme