Arrestohet një serb në Vushtrri, i dyshuar për krime lufte NULL NULL 18.11.2023 13:38 18.11.2023 13:38 Foto ilustruese, arrestim Është arrestuar një person në Vushtrri i cili dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ku shtuan se i dyshuari është serb, ndërsa dyshohet se krimet i ka kryer në komunën e Vushtrrisë gjatë viteve 1998-1999. “Personi i dyshuar është dërguar në polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës, ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim, përcjell Klankosova.tv. I dyshuari është i lindur në vitin 1964 në Komunën e Vushtrrisë. /Klankosova.tv