Arrestohet një person për sulm seksual në Fushë Kosovë NULL NULL 20.06.2023 09:36 20.06.2023 09:36 arrestohet Të hënën në rreth orës 18:30 është arrestuar një i dyshuar për sulm seksual në Fushë Kosovë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 10.99 gramë marihuanë, për çka është hapur rast i veçantë, njofton Klan Kosova. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 10.99 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, për çka është hapur rast i veçantë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv