Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një person për pesë raste të vjedhjeve në tregun e Istogut

NULL NULL
19.10.2023 16:22
arrestim
Foto ilustruese: Arrestim

Një person në Istog është arrestuar sot për pesë raste të vjedhjeve në tregun e këtij qyteti, i cili zhvillohet çdo të enjte.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se viktimat e rasteve kanë raportuar se iu janё vjedhur shuma tё ndryshme tё parave, gjithashtu edhe dokumente personale.

Gjatё kёtyre vjedhjeve nga viktimat ёshtё deklaruar se janё vjedhur shuma tё parave nё vlerё prej: 2,815 euro, 120 dollarë amerikan, si dhe 20 franga zvicerane.

I dyshuari është B.G. i lindur më 1978, dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48- orë./Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme