Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Kamenicë NULL NULL 25.10.2022 09:32 25.10.2022 09:32 Një person është arrestuar për armëmbajtje pa leje në Kamenicë. Policia njofton se i dyshuari A.L i vitit 1985, po voziste një automjet me targa vendore i cili më pas ishte ndaluar për një kontroll rutinë. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një armë e gjuetisë e kalibrit 12mm e cila është konfiskuar si dëshmi për Gjykatën. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor Kamenicë ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. “Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt në prokurori”, njofton tutje policia, transmeton Klankosova.tv.