Arrestohet një person në Skenderaj, iu gjet dhe konfiskua një TT NULL NULL 25.12.2023 08:48 25.12.2023 08:48 Foto ilustruese: Policia e Kosovës Është arrestuar një person në Skenderaj, pasi të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar një TT. Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, përcjell Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit e llojit TT me një karikator me tetë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.