Arrestohet një person në Gjilan, iu vërsul për t’i sulmuar babanë, nënën dhe motrën NULL NULL 18.06.2023 09:03 18.06.2023 09:03 Arrestimi Një person është arrestuar në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se i ka fyer dhe u është vërsulur për t’i sulmuar babanë, nënën dhe motrën e tij. Sipas familjarëve i dyshuari është përdorues i substancave narkotike dhe përsëritës i dhunës në familje, përcjell Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka fyer dhe iu ka vërsulur për t’i sulmuar baban, nënën dhe motrën e tij, po ashtu i dyshuari ka thyer disa pjata. Sipas familjarëve i dyshuari është përdorues i substancave narkotike dhe përsëritës i dhunës në familje. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.