Arrestohet një person në Gjakovë, iu gjet drogë NULL NULL 25.09.2024 09:02 25.09.2024 09:02 Arrestimi: Foto ilustruese. Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi tek i njëjti pas kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Policia ka raportuar se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.