Arrestohet një person në Çallapek të Pejës, iu gjet një pushkë gjuetie me 9 fishekë NULL NULL 08.04.2025 08:47 08.04.2025 08:47 Foto ilustruese e arrestimit. Është arrestuar një person në fshatin Çallapek të Pejës, pasi tek i njëjti është gjetur një pushkë gjuetie me 9 fishekë. Policia ka bërë të ditur se pushka me fishekë është sekuestruar, përcjell Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 9 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet në raportin e policisë.