Arrestohet një person lidhur me rastin ku dyshohet se u dhunua 71 vjeçarja në Skenderaj (VIDEO) NULL NULL 10.11.2022 18:47 10.11.2022 18:47 Një person është arrestuar lidhur me rastin që u raportua para disa ditësh në Skenderaj. Kjo u konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Është arrestuar një person lidhur me rastin e dhunimit që u raportua në Skenderaj, Jemi në fazën e hetimit dhe nuk mund të japim më shumë detaj”, tha Zahiti. Dyshohet se në rastin që ndodhi në fillim të muajit nëntor,ishte dhunuar një grua e moshës 71-vjeçare. Ajo për dy ditë nuk e kishte raportuar rastin.