Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë NULL NULL 17.04.2026 21:08 17.04.2026 21:08 FOTO NGA ARKIVI Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person që dyshohet se është i përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë. Në njoftim thuhet se i dyshuari me inicialet S.R. u arrestua në pikën e kalimit kufitar nër Merdarë, dhe është ndaluar për 48 orë. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar personin me incialet S.R., mbi bazën e dyshimit për përfshirje në vepra penale të natyrës së rëndë, përfshirë veprat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. “I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Merdarë, ndërsa me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë”. Sulmi terrorist në Banjskë kishte ngjarë më 24 shtator të vitit 2023, kur një grup serbësh të armatosur kishin sulmuar Policinë e Kosovës, ku ishte vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.