Arrestohet një burrë në Prishtinë, gjatë kontrollit trupor i është gjetur marihuanë NULL NULL 09.06.2024 10:17 09.06.2024 10:17 Arrestim, foto ilustruese Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit trupor të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotikë e llojit marihuanë me peshë rreth shtatë gram. Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, përcjell Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit trupor të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotikë e llojit marihuanë me peshë rreth shtatë (7) gram. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.