Arrestohet një burrë në Fushë Kosovë pasi rrahu motrën e tij NULL NULL 04.02.2024 08:58 04.02.2024 08:58 Foto ilustruese. Arrestim Është arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi i njëjti dyshohet se e ka rrahur motrën e tij. Policia ka bërë të ditur se deri tek rrahja ka ardhur pas një mosmarrëveshje, përcjell Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare motrën e tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.