Arrestohet një burrë në Fushë Kosovë, kanosi një grua përmes telefonit NULL NULL 19.07.2024 09:02 19.07.2024 09:02 Foto ilustruese. Policia e Kosovës Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur një grua përmes telefonit. I dyshuari është arrestuar dhe u dërgua në mbajtje. “Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është kanosur përmes telefonit nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thotë policia në raportin 24 orësh, njofton Klankosova.tv.