Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një avokat, mori para nga një palë me pretendimin se do të ndikojë me to te gjyqtarët

NULL NULL
08.06.2023 17:38
arrestim
arrestim

Është arrestuar një avokat, pasi i njëjti dyshohet se ka marrë para nga një palë me pretendimin se do të ndikojë me to te gjyqtarët.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari ka kërkuar dhe ka pranuar para  në shumën prej 8 mijë euro, përcjell Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se pas intervistimit i dyshuari, me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokurorinë Themelore në Prishtinë, është ndaluar për 48 orë.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas zhvillimit të hetimeve preliminare,  sot më 08.06.2023 ka arrestuar personin e dyshuar H.J., (avokat, mashkull kosovar, viti i lindjes 1985), pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “ushtrim i ndikimit”.

“I dyshuari ka kërkuar dhe pranuar para në shumën prej 8000 (tetë mijë) euro nga një palë në procedurë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan me premtimin që këto para i t’ia jap kolegjit të gjyqtarëve, në mënyrë që të njëjtit të nxjerrin vendim në favor të palës se mbrojtur nga i dyshuari”, thuhet tutje në njoftim.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

lajme të ngjashme